Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është më lartë se kurrë në arenën ndërkombëtare.

 

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së stërvitjes ushtarake ushtarake “Defender Europe 2023″, kryeministri vlerësoi pozicionimin e vendit tonë krahas aletëve ndërkombëtarë.

 

Rama thekson se ky event dëshmon unitet mes Shqipërisë dhe partnerëve strategjikë përballë sfidave në të cilat ndodhen.

 

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar dhe sot e ulur në tryezën e Këshillit të Sigurimit krah për krah me SHBA si bashkëpenmajtëse për çështjen e Ukrainës, ajo merr një profil dhe një rol që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme por edhe e vë në dukje se çfarë përparimi dhe pjekurie ka arritur vendi ynë.

 

Zhvillimi i kësaj stërvitjeje me praninë e trupave shumëkombëshe është njëkohësisht edhe shprehje e unitetit të madh dhe vendoshmërisë së palëkundur të të gjithë komunitetit euroatlantik për të mbrojtur vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë shoqëritë tona.

 

Kjo stërvitje na kujton se pavarësisht gjuhës që flasim dhe flamurit që përfaqësojmë, jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me ato vlera dhe parime që janë të kërcënuara po njësoj për secilin prej nesh dhe prandaj të gjithë jemi të imponuar nga historia dhe ardhmëria jonë që të funksionojmë në unitet të plotë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane vlerësoi pozicionimin e Shqipërisë krah SHBA. Yuri Kim theksoi se kjo stërvitje dëshmon se SHBA dhe aleatët mund të kryejnë çdo mision me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *