Faza e dytë e kategorisë Superiore starton këtë të mërkurë me një ndeshje që sjell gjithmonë interes tek tifozët, Kukësi-Tirana. Bardheblutë pas atij barazimi 1-1 përballë Skënderbeut do të zbresin në fushën e blertë me objektivin e qartë për të marrë maksimumin nga ky takim. I të njëjtit mendim është dhe trajneri Nevil Dede i cili në prag të sfidës tha se edhe nëse do të luaj me të gjithë 19-vjeçarët në fushë sërish  e mposhtin  Kukësin .

 NEVIL DEDE

TRAJNER I TIRANËS

“Jam i bindur se Tirana do të humbë shumë pak ndeshje, por sa do fitojmë mbetet për t’u parë. Ndokush thotë që ishte dështim barazimi me Skënderbeun. Luajtëm në sulm dhe normalisht lihen hapësira prapa. Nëse fitojmë nesër, do i rikuperonim ato tre pikë dhe do afroheshim. E shohim nesër kush ka një marsh tepër. Ne jemi Tirana dhe jemi favoritë, edhe sikur të luajmë me 19-vjeçarë. Skuadrës i vë notën 8. Po shënonim 3-4 gola më tepër do t’i vendosja notën 9.”

 

Dede foli dhe për  mungesat në skuadër të cilat mbeten shqetësimi më i madh.

 

NEVIL DEDE

TRAJNERI I TIRANËS

“Po kalojmë disa probleme, Vangjeli është larguar për arsye shëndetësore. Ka një problematikë, që vetëm një doktor në Greqi mund ta përmirësojë. Kjo vjen nga ndeshjet e shumta dhe ngarkesa ka qenë e madhe për disa. Uroj ta përballojmë nesër sa më mirë. Të gjithë do japin më shumë nesër kundër Kukësit. Problematika të bezdis, por nuk jam i shqetësuar.”

 

Ndërkohë një ndeshje tjetër interesante është ajo  mes Skënderbeut dhe Teutës. Skuadra e drejtuar nga Julian Ahmataj nuk po kalon një sezon të mirë ku në 9 javë ka grumbulluar vetëm 6 pikë.

Në takimet e tjera të javës, Vllaznia udhëton në Fier , Laci pret Bylisin dhe Partizani -Kastriotin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *