Subscribe

Ndeshja e pare historike per Kosovën ne eliminatoret e botërorit, kundër Finlandës ne datën 5 shtator, po pritet me interes te jashtëzakonshëm ne radhët e tifozëve te përfaqësueses me te re ne Evrope. Mbërritja e ekipit përfaqësues ne vendin nordik dhe stërvitjet atje gjate këtyre ditëve, janë shoqëruar ne një entuziazëm te madh, ndërsa qindra tifozë ndjekin skuadrën hap pas hap ne përgatitjet e saj te fundit per perballjen e shumëpritur te se hënës ne mbrëmje. Ndeshje do te luhet ne orën 20 e 45 ne stadiumin Veritas ne qytetin Turku, impiant qe mban 9300 tifozë. Mediat finlandeze kane bere re ditur se shumica e stadiumit pritet te jete e mbushur me kosovare dhe ky parashikim mbi bazën e interesimit per bileta ka trembur jo pak edhe drejtuesit e kombëtares finlandeze, pasi kjo do ta bente me te vështirë takimin ndaj kësaj kombëtareje te re. Organizimi nga tifozë grupet është serioz edhe ne Kosove pasi grupimi Dardanet ka publikuar edhe foto te fanellave te anëtareve te vet dhe banderolave me te cilat do te paraqitet ne stadium. Sa i takon skuadrës, trajneri Albert Bunjaku po stërvit aktualisht 24 lojtare, por disa prej tyre zyrtarisht nuk janë ende te gatshëm, per te luajtur me Finlandën, pasi nuk kane marre OK nga FIFA dhe behet fjale për lojtare si Meha, Rashica, Ujkani, Shala e Rrahmani qe kane luajtur me Shqipërinë me herët apo edhe Valon Berisha qe ka luajtur me Norvegjie. Afati i fundit per te marre përgjigje eshte ora 14:00 e datës 5 shtator, pak para fillimit te takimit. Zyrtarizimi edhe i këtyre emrave do ta forconte ndjeshëm Kosovën, duke I rritur pretendimet e saj ne Grupin I te kualifikuesve ku bëjnë pjese edhe Kroacia, Islanda, Turqia dhe Ukraina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *