Moti i keq dhe vecanërisht reshjet e dëborës kanë shkaktuar problemet e para në qarkun e Elbasanit mesditën e kësaj të shtune.

Burime për Vizion Plus bëjnë të ditur se pas orës 11:0 të kësaj të shtune kanë nisur reshjet e dëborës edhe ne qytetin  Elbasanit dhe Cërrik përvec zonave të tjerë më malore të qarkut, si Librazhd, Përrënjas dhe Gramsh.

Situata më e rënduar është në aksin rrugor Librazhd-Qukes si dhe Librazhd Peshkopi.

Për shkak të reshjeve të konsiderojnë që po bien dhe pritet të intensifikohen në orët në vijim, rekomandohet që të gjithë ata që kanë ndërmend të lëvizin në aksin Elbasan-Pogradec dhe anasjelltas të përdorin zinxhiret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *