E premte, 25 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dëborë e temperatura deri në -3 në juglindje, probleme për bujqësinë e pemëtarinë

Dëbora ka perfshire te gjitha zonat malore te Qarkut të Korçës perfshi dhe fshatrat turistik të Voskopojes dhe Dardhës aty ku trashësia ka shkuar deri në 5 cm.

Megjithate të gjitha rrugët e ketyre zonave janë të hapura për levizjen e mjeteve që lejohen të qarkullojnë gjatë ketyre ditëve.

Në kushte kur rreshje priten edhe 24 orët  që priten autoriteti rajonal i rrugëve ka kerkuar autorizime për levizjen e automjeteve borëpastruese bëjnë me dije burime zyrtare, leje që është dhënë nga sektori i qarkullimit rrugor.

Me keto temperatura që kanë shkuar deri në minus 3 gradë edhe për specialistët e bujqësisë mund të ketë dëme me drurët frutorë në lulëzim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë