Subscribe

Reshjet e dëborës te rena gjate natës kane sjelle probleme ne qarkullim në qafen e Llogorasë.

 

Trashësia e dëborës arriti deri ne 15 cm, por temperaturat e ulëta kanë sjellë edhe ngrica në rrugë.

 

Borëpastrueset që kanë qenë në gatishmëri kanë hedhur kripë duke pastruar aksin në pjesët e tij më problematike. Pas ndërhyrjeve, rruga është e hapur dhe kalohet pa zinxhirë. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të ngjiten drejt malit për të kaluar një ditë ndryshe.

 

Prefekti i Vlorës Flamur Mamaj ka kërkuar nga drejtuesit e mjeteve qe të kenë kujdes ne ditët ne vijim dhe sidomos në oret e natës, pasi ulja ë temperaturave do te sjellë serish ngrica ne rruge.

 

Por i ftohti ka krijuar probleme edhe ne juglindje dhe në veri. Në zonat e thella të Korçës lëvizet me zinxhirë e po ashtu edhe ne disa akse malore të Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës.

 

Ndërkohë që në Sarandë mëngjesin e kësaj të premteje ka patur edhe reshje dëbore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *