Vendi
Dëborë dhe ngrica në veri të vendit, vështirësi në qarkullim por rrugët janë të kalueshme

Reshjet e dëborës vijojnë të bien me intensitet të veri të vendit, duke bërë që vështirësitë në qarkullimin e mjeteve të shtohen.
Në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe kryesisht Bogë–Theth temperaturat janë nën zero.
Reklamë
Rrugët janë të kalueshme, por duhet të zbatohen me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe përdorimi i gomave dimërore ose zinxhirëve.
Ndërkohë në Qafë Thore nuk ka pasur aktivizim të rrezikshëm të ortekëve.
Në zonat malore ka prezencë ngricash dhe po punohet për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugëve./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




