Subscribe

Këtë pamje jemi mësuar ta shohim zakonisht në dimër kur temperaturat shkojnë disa gradë nën zero. Edhe pse pranvera ka nisur zyrtarisht prej kohesh, disa zona malore ne Krujë, Kukësi dhe Korçe janë zbardhur nga dëbora. Në juglindje temperaturat kanë shkuar deri ne -2 C, ndërsa trashësia e borës arrin deri në 5 centimetra. Për fermerët dhe specialistet e fushës, përkeqësimi i kushteve atmosferike në ketë fund prilli, sjell probleme te mëdha ne bujqësi e pemtari.

 

Dëbora zbardhi edhe Malësinë Krujës, ku nuk janë konstatuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve ne rrugët qe lidhin fshatrat e thelle. Ndërkohë në Kukës bora ka sjellë problemet e para, ku si pasojë e rrëshqitjeve të dherave e gurëve ka pasur një bllokim në segmentin Kukës-Bushtricë. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi, ndërsa puna vijon dhe për të rikthyer energjinë elektrike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *