Pranvera duket se po vonon këtë vit të vijë.

 

Pas zonave malore, edhe jugu është përballur me ulje temperaturash.

 

Autoriteri Rrugor, bën me dije se në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte ka pasur reshje dëbore në Llogara.

 

Temperatura shënon 1 gradë, ndërsa është hedhur edhe kripër për të evituar ngricat. Qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht dhe pa probleme.

 

Llogara

 

Gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar

 

Temperatura shënon 1°C

 

Është punuar me mjete borëpastruese  dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

 

 Qarkullimi kryhet pa probleme”, njofton ARRSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *