Subscribe

 

Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë probleme në shumë rruge. Në aksin Qafë Thanë – Pogradec dhe Korçe-Dardhë trashësia arrin në 10 cm. Për të mbajtur të hapura rrugët nacionale të firmat kanë bërë kriposjen përfshi dhe ne segmentet ne drejtim te Dardhës,Voskopojës, Qafës se Zvezdes e Qafe-Qarrit. Me urdhër te prefektit Dhori Spirollari firmat  nënkontraktore kane vënë në gatishmëri mjetet borëpastruese.

 

Në qarkun e Dibrës në disa akse rrugore rurale ka  prezencë të borës dhe akullit.

 

Segmentet Ostren-Trebisht dhe Bulqize- Krastë janë te kalueshme vetëm me zinxhirë.

 

Ndërkohë policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes e të përdorin zinxhirët ku është e nevojshme. Ndërkohë edhe aksi Bogë – Theth është i bllokuar.

 

E hëna solli reshje bore edhe në kryeqytet. Për pak minuta banoret e Tiranës iu gëzuan reshjeve të dëborës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *