Subscribe

Vendi është përshirë nga reshje dëbore kryesisht në verilindje. Ne Dibër, në disa zona trashësia e dëborës arrin deri në 20 centimetra. Ndërsa në Bulqizë dëbora ka rënë edhe në qytet.

 

Nuk raportohet të ketë probleme me qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë firma po mban të hapur aksin Peshkopi – Kukës.

 

Fshatrat më problematik mbeten dy Ternovat, ku dëbora e rënë në fillim të javës shkoi deri në 50 centimetra. Ndërkohë që në zonat e ulëta ka patur reshje të mëdha shirash, duke krijuar shembje në rrugë dhe ura.

 

Në Rrugën e Kombit bora pranë tunelit në Kalimash, arriti rreth 5 centimetra, por ndërhyrja e 6 borëpastruesve ka shmangur problemet në qarkullim.

 

Të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa problem, përfshirë edhe aksin Bajram Curri-Valbonë, ku trashësia e borës arriti në 20 centimetra.

 

Aktualisht janë 20 borëpastruese dhe 4 fadroma në gatishmëri në të gjithë Qarkun e Kukësit. Policia u ka bere apel drejtuesve te mjeteve që të pajisen me zinxhirë për udhëtimin drejt zonave malore.

 

Furnizimi me energji elektrike ka qenë problematik vetëm në njësinë administrative Zapod, ndërsa në spital nuk raportohet ndonjë emergjencë për shkak të motit të ftohtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *