Reshjet e para të dëborës në juglindje për këtë sezon kanë tërhequr turistë nga i gjithë vendi.

 

Veçanërisht fshati turistik i Dardhës, këtë fundjavë ishte plot me vizitorë, për shkak  edhe pistës se vetme që ndodhet në këtë zonë për të bërë ski. Por pista nuk ishte hapur pasi reshjet e dëborës ishin të paparashikuara

 

Qytetarët kanë shijuar bardhësinë e dëborës, gatimet karakteristike të zonës, por dhe muzikën që ofrojnë lokalet.

 

Pavarësisht reshjeve të borës, rrugët për në qarkun e Korçës janë të kalueshme. Kjo ka bërë që edhe fshatrat e tjerë, si Voskopoja, Boboshtica etj të jenë  populluar nga  qytetarët të cilët kanë zgjedhur ti kalojnë këtu ditët e gjata të pushimeve të fund nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *