Moti i keq i orëve të fundit ka shkaktuar probleme në disa fshatra të njësive administrative Gorë dhe Moglicë në Bashkinë e Maliqit si dhe në njësinë Dardhas të Bashkisë Pogradec.

Probleme ka pasur në tensionin e ulët edhe në fshatrat e fushës së Korçës përfshi edhe fshatin e njohur të Drenovës. Në fshatrat e zonave të thella malore ka pasur probleme edhe në infrastrukturën rrugore për shkak të shkarjeve të dherave.

Burime zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se grupe pune janë në terren duke punuar për kthimin e energjisë elektrike në këto zona. Nga ana tjetër drejtoria e rrugëve rurale në Bashkinë e Maliqit po punon për normalizimin e situatës në të gjitha rrugët rurale që kanë paraqitur probleme në ditën e sotme.

Dëbora ka përfshirë të gjitha zonat malore por dëndësia më e madhe ka qënë në Dardhë, Vithkuq e Voskopojë. Me përjashtim të aksit Bonoshticë-Dardhë nga km i 7 deri tek km 14 ku kalimi i mjeteve të vogla rekomandohet me zinxhirë në akset e tjera kalimi nuk paraqet probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *