E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dëbora e vazhdueshme sjell probleme të medha në zonat e thella e ato turistike të juglindjes

Rreshjet e bores te cilat kane vijuar gjate gjithe nates ne qarkun e Korces kane krijuar probleme ne oret e para te mengjesit te sotem ne disa prej akseve nacionale.

 

Reklamë

Problematike per shkak te rreshjeve ka qene Kapshtica, Qafa e Qarrit, Dardha e Voskopoja ku qarkullimi ka pasur veshtiresi.

 

Nderhyrja e firmave te kontraktuara per mirembajtjen dimerore ka sjelle normalizimin e menjehershem ne akset Kapshtice – Korce, Qafen e Qarrit e Voskopoje, por problematike mbetet vetem Dardha ku qarkullimi kryhet vetem me zinxhire.

 

Trashesi e madhe e bores te vendi i quajtur Kulat e Gjergjevices ne aksin Voskopoje Lekas, e ka detyruar Ndermarrjen e Sherbimeve Publike te Bashkise se Korces qe te mbaje te hapur aksin Lekas Moglice.

 

Nderkohe qe disa fshatra te njesive administrative Lekas, Gore e Moglice kane probleme me furnizimin me energji elektrike. Zgjatja e rreshjeve te debores ka vene ne veshtiresi banoret e zonave malore persa i perket furnizimit me baze ushqimore per bagetine.

Vazhdo të lexosh

Reklamë