Aksioni antispiunazh në Mal të Zi i mbështetur nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike ka në shënjestër 38 persona mes tyre 2 shtetas malazezë, 6 diplomatë rusë punonjës të ambasadës në Podgoricë si dhe 30 rusë të tjerë të cilët kishin hyrë dhe dalë nga Mali i Zi në intervale të ndryshme kohore.

 

Prokuroria malazeze pohoi se deri më tani askush nuk është arrestuar, por ka pasur kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, ndërkohë që mediat fqinje bëjnë me dije se ka edhe persona të ndaluar.

 

Menjëherë pas nisjes së operacionit nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi shpalli persona “non grata” gjashtë diplomatë rusë të Ambasadës Ruse në Podgoricë, të cilët dyshohet se kanë punuar në interes të shërbimeve të inteligjencës.

 

Atyre iu kërkua të largoheshin me urgjencë nga vendi, sepse sipas ministrisë ishin përfshirë në  aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

 

Për dëbimin e diplomatëve të saj reagoi edhe ambasada ruse në Podgoricë, e cila i cilësoi veprimet e palës malazeze si armiqësore.

 

Ajo nënvizoi se do të ndërpriste punën e departamentit konsullor për një periudhë të pacaktuar.

 

Dy është aksioni i dytë i madh që zhvillohet kundër veprimtarive të rusëve në Mal të Zi pas atij të vitit 2016 kur në vendin fqinj u tentua një grusht shteti me protagonistë rusë, por që dështoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *