E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dëbimi i diplomatëve iranianë, SHBA: Përgëzojmë Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët iranianë Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini.

 

Përmes një postimi në Twitter zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, shkruan se regjimi i Iranit vijon që të përdorë selitë diplomatike si mbulesë për të kryer veprime terroriste.

“Ne përgëzojnë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur të Iranit. Regjimi iranian vazhdon të përdorë selitë diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe të kërcënojë dhe spiunojë iranianët që jetojnë jashtë”.

Reklamë

Shqipëria ka dërbuar të mërkuar dy diplomatë iranianë në ambasadën në vendin tonë, duke i shpallur persona të padëshirueshëm.

 

Më shumë video

Reklamë