Subscribe

Çështja e Teatrit Kombëtar përpalsi në Keshillin Bashkiak Erjon Veliajn me përfaqesuesit e opozitës. Kryebashkiaku lëshoi akuza të forta ndaj demokratëve duke u kujtuar atyre se si i privatizuan në shkelje të ligjit pronat publike në Tiranë. Të djathtët e braktisën mbledhjen ndërsa me ta u bashkua edhe këshilltarja e FRD-së që deklaroi largimin nga grupi i mazhorancës.

 

Mbledhja e këshillit Bashkiak u dominua nga debatet per ccështjen e Teatrit Kombëtar

 

Kryebashkiaku Veliaj akuzoi këshilltarët e  opozitës per te cilët tha se janë duke luajtur Teatër me Teatrin. Madje ai  shkoi edhe me tej duke thënë se demokratët ishin ata që privatizuan pronat publike në kryeqytet.

 

 “Kujt i tregojnë këta për pronën publike, këta ishin te rruga e kavajës, pastaj te toptani e tani shkuan te Shqupi, privatizuan me VKM pronën private të Toptanëve….”

 

Veliaj shprehu vendosmërinë që ndertimi i teatrit të finalizohet.

 

Jam I  vendosur që teatri të eci përpara… Më thonë tani se artistët kanë dërguar një peticion presidentit, kryetarit të kuvendit, kryebashkiakut …….ku kërkojnë të mos humbet më kohë”

 

Keshilltarët e djathtë kërkuan që ccështja e Teatrit të përfshihej në rendin e ditës, por kjo u hodh poshtë e për këtë arsye ata e braktisën mbledhjen.

 

Kreu i shëshilltarëve të PD-së Kreshnik Ccollaku ka thënë se Tirana ka një debat të madh, atë të teatrit dhe thelbi i këtij debate janë 6 kullat, jo teatri,….ai doli rrugës……

 

Pas largimit të antarëve të djathtë këshilltarja e FRD-së, Mirela Bogdani deklaroi  largimin nga koalicioni i shumices dhe kalimin ne opozite. Ajo e motivoi largimin me pakenaqesite per teatrin.

 

 Mbledhja e Këshillit Bashkiak kishte në rendin e ditës një serë pikash , miratimin e e ndihmës ekomike, kompesimi i energjise elektrike si dhe dhënien me qera të disa objekteve. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *