Subscribe

Reforma ne drejtësi ka qëndruar vetëm 24 ore ne kalendarin trejavor te punimeve te kuvendit. Ne emër te mazhorances, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili e ka cilësuar lapsus futjen e paketës kushtetuese ne programin e punës se kuvendit, deri ne datën 1 korrik. Heqja e reformës ne drejtësi nga kalendari iu është komunikuar edhe demokrateve, te cilët nje dite me pare kërcënuan se do te bënin kallëzim penal.

Edi Paloka: Sipas informacioneve të fundit që vijnë dhe sipas komunikimeve që ne kemi patur, rezulton se, të paktën jozyrtarisht na është thënë që ka qenë një gabim i administratës. Pak e habitshme, ndërkohë që dihet shumë mirë se, administrata nuk mund të bëjë gabime të tilla dhe nëse do të rezultojë se nuk është siç thonë, një gabim i administratës, mendoj se gjithësecili e ka të lehtë të gjykojë, sesa e rëndë është të shikosh sesi vepron kjo mazhorancë, sesi vepron rama pa pyetur as për ligje, as për rregulla, as për procedura normale.

Nje dite me pare, ne faqen e Kuvendit u publikua kalendari i miratuar me konsensus per ligjet qe do te miratoje kuvendi deri ne datën 1 korrik e ku ishte futur edhe reforma ne drejtësi. Por opozita akuzoi mazhorancen se e kishte futur pa dijeninë e saj reformën ne drejtësi, duke e cilësuar kete një skandal.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *