Subscribe

Nisma e Partisë Demokratike, për të shenjuar çdo vepër që përmban ideologji nga e shkuara komuniste, një ide e shpërndarë edhe më herët nga instituti i krimeve të komunizmit, është shndërruar në debat në radhët e artistëve. Pedagogë e kritikë, ndahen në pro dhe kundër kësaj nisme, që ka ende të paqartë edhe mënyrën se si do të funksionojë.

 

ARDIAN ISUFI

DEKAN I UNIVERSITETIT TE ARTEVE

 

Këta që duan ti vëjnë vulë, kthehen ne kohë njëlloj si komunistët për të vënë vula e për të ndaluar. Ky nuk është një akt demokratik, i ngjason akteve komuniste.

 

BARDHYL MATRAXHIU

PEDAGOG

 

Librat i lexojne intelektuali, jo fshatari, keshtu qe nuk besoj se një vjershë komuniste do ndikoje te intelektuali, i cili kryesisht e zgjedh nje vepër. Ne edhe në atë kohë i shmangnim të tilla vepra. Tani askush nuk humbet kohen me to. Debati duhet bere te kinematografia, që i keput TVSH gjithe dite dokumentare, se ska ca jep e ai fshatari ndikohet. Pra librin e lexojne ata me mend, telekomandën e kanë të gjtihë.

 

Ideja e Agron Tufës për të ngritur një grup pune, për të seleksionuar veprat dhe vlerësuar shkallën e ideologjisë së partisë së asaj kohe ka edhe mbështetës.

 

AGIM BAÇI

KRITIK

 

Duhet te nise kontrolli qe te tekstet e shkollave sepse qe aty ka gabime, qe aty edukohet keq femija.

 

 

Megjithatë, nëse flitet vetëm për një vulë, logo a shënim, pa menduar për ndalimin e tyre, kjo  mund edhe të kthehet në një bumerang, njëlloj sikurse për librat e verdhë dikur. Pra mund të shërbejë edhe për t’u lexuar a shikuar edhe më shumë një vepër.

 

BARDHYL MATRAXHIU

PEDAGOG

 

Cdo gje e ndaluar shijon me shume, mund të ndodhë që me një vulë këto libra të lexohen më shumë.

 

Ndërsa, Agron Tufa propozon që të gjitha veprat të mbeten në arkiva, qoftë edhe për raste studimi, në publik është përhapur ideja e ndalesës.Në fakt, hartuesit dhe mbështetësit e kësaj nisme, e kanë një zgjidhje, të ndjekin modelin gjerman sic thote kritiku Agim Baci.

 

Por a do të shënjohen apo jo veprat e Kadaresë e Agollit, a ka nevojë që një pikturë e fondit të galerisë e cila mban  emertesen “vepër e realizmit socialist”, te kete edhe nje vule.Cfare do qe te ndodhe besohet se ndikimi i kesaj nisme do te jete i parendesishem.

 

DEBAT PER NISMEN E DEMOKRATEVE

 

SHKRIMTARE E STUDIUES PRO E KUNDER “VULES”  NE LIBRA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *