Deputetja socialiste Pranvera Resulaj dhe ish-deputeti demokrat kanë debatuar me njëri-tjetrin në lidhje me deklaratat e fundit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në emisionin “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Resulaj tha se nuk pranon të komentojë një çështje që e ka në dorë drejtësia.

Pjesë nga debati:

Resulaj: Kjo mazhorancë do mbahet mend për pikat e thyerjes, për t’i dhënë drejtësi institucioneve dhe atë që ju nuk e pranoni. Nuk kishte asnjë fakt. Asnjë fakt nuk u përmend aty përveç asaj që ju përmendini. Teori kot dhe nuk i futem asnjëlloj komenti për një individ për sa kohë ia kemi lënë në dorë drejtësisë dhe këtë duhet ta dëgjojnë shqiptarët dhe kjo është fitorja më e madhe. T’u japësh të drejtë institucioneve ligjzbatuese. Le të shtohet lista e SPAK.  Ti rri atje poshtë dritares së shpresës se do të vijë shpresa ndonjë ditë. Për sa kohë nuk ke asnjë fakt…

Balliu: Janë kot ato që thotë?

Resulaj: Kishte ndonjë dokument që të provojë ato që thotë?

Balliu: Si i jepet azili këtij? Si shpjegohet kjo?

Resulaj: Unë nuk shpreh asnjë gjë ndaj asnjë personi për sa kohë këtë gjë e ka në dorë drejtësia, kjo duhet të jetë shumë e qartë për ju, për gjithë qytetarët. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *