Subscribe

Një përballje e ashpër ku dominoi politika e jashtme, është komentuar debati i dy zv/presidenteve, republikanit Mike Pence dhe rivalit të tij demokrat Kaine. Ndryshe nga sa pritej, në diskutimin 90 minutësh krahu i djathtë i Trump u shfaq më i sigurt, ndërsa shenjestronte ish-sekretaren amerikane të shtetit Klinton për situatën në Ukrainë dhe atë në Siri. Nga ana tjetër, demokrati Kaine kritikoi multimiliarderin Trump për qëndrimet e tij ndaj diktatorëve, shenjestrimin e NATO-s dhe armët bërthamore.

Tim Kaine: Trump flet broçkulla për ushtrinë. Sipas tij, Xhon Mekein nuk është një hero dhe të gjithë ushtarakët duhen pushuar, pasi ai di shumë gjëra më shumë se ata. Ai do vetëm të shkatërrojë aleancat, thotë që NATO është e dobët dhe se do ndihmojë vendet e tjera, nëse ata paguajnë për këtë shërbim. Se dyti, ai është i dashuruar me diktatorët. Flet mirë për Vladimir Putin, Kim Jong Un, Gadafin e Hyseinin gjithashtu. Ai është i mendimit se bota do të ishte më e sigurt nëse të gjitha vendet, do të kishin armë bërthamore.

Mike Pence: Prioriteti i Hillari Klinton si sekretare shteti ishte rizgjimi i Rusisë. Dhe shikoni, pas kësaj ringritje, rusët sulmuan Ukrainën dhe aneksuan Krimenë, dhe aktualisht janë ata që na vëne kushte. Menjëherë pas dështimit të bisedimeve SHBA-Rusi, Punin është duke vene një sistem mbrojte antiraketore ne Siri. Lidershipi amerikan është vënë në pikëpyetje dhe prej këtej duhet filluar.   

Sondazhi i “CNN” i publikuar menjëherë pas debatit të dy zv/presidenteve, vlerësoi republikanin Pence si kandidatin më të pëlqyer me 48% kundrejt 42% të rivalit demokrat. Edhe anketimi i “CBS” e nxori numrin dy te republikaneve, duke thëne se ne total nga ky diskutim përfitoi Donld Trump, ndonëse Klinton vijon te udhëheqë fushatën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *