E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Bota

Debati i republikanëve në SHBA

7 Kandidatet republikane per president te SHBA u përballen ne nje tjetër debat televiziv dhe kësaj radhe shënjestra e sulmeve u be senatori i Floridas Marco Rubio. Duke qene ne mandatin e tij te pare si senator ai u kritikua nga rivalet per mungesën e përvojës. Reagimi me i ashpër erdhi nga guvernatori i New Jersey, Chris Christie.

Chris Christie:

Kur je president i Amerikës, guvernator i shtetit, fjalimi 30 sekondesh i memorizuar ku flet sesa e mrekullueshme është Amerika, nuk zgjidh asnjë problem.

Senatori u akuzua se përsërit te njëjtat fraza. Edhe ish-guvernatori i Floridas Xheb Bush vuri ne dyshim eksperiencën e Rubios.

Reklamë

Jeb Bush:

Lidershipi është diçka qe e mëson duke e praktikuar. Nuk mund ta besh menjëherë.

Per t’u shpëtuar sulmeve, Rubio shenjestroi presidentin Obama

Mark Rubio:

Le të heqim dorë nga përralla se Barack Obama nuk di çfarë bën. Ai e di dhe po përpiqet ta ndryshojë rrënjësisht këtë vend e ta beje si pjesën tjetër të botës.

Rivalet patën qëndrime te ndryshme ne çështjet e sigurisë kombëtare, emigracionit dhe abortit, ndërsa multimiliarderi Trump tha se nëse do te zgjidhej president, do te rikthente teknika edhe me te renda te marrjes ne pyetje te te ndaluarve. Debati i republikaneve u zhvillua ne Nju Hampshire ne prag te votimit te 9 shkurtit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë