E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Debatet Tiranë – Prishtinë

Historiani dhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, konsideron se debati për një identitet kosovar apo shqiptar, dëmton marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës. Deklaratën e Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, se Kosova tashmë mund të ecë vetë, pa mbështetjen e Republikës së Shqipërisë, Milo e sheh jo si qëndrim personal, por përfaqësues të qeverisë së Prishtinës. Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, nuk lë pa kritikuar edhe mungesën e arritjeve konkrete në raportet mes dy shteteve. Qeveria e Prishtinës, duhet të jetë koshiente për gjithçka ka bërë Tirana në mbështetje të saj duke nisur nga beteja për shtetformim dhe forcim të institucioneve, deri tek njohjet për pavarësinë e saj. Ndaj thotë ai përplasje të tilla, veçse çojën ujë në mullirin e segmenteve nacionaliste antishqiptare.

Më shumë video

Reklamë