E mërkurë, 16 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Debatet për ndihmën ekonomike

Në kulmin e debateve lidhur me përjashtimet e familjeve nga ndihma ekonomike, drejtoria e mbrojtjes  sociale bën i thirrje qytetarëve të përjashtuar që të riaplikojnë. Synimi është që të verifikohen saktë deklarimet e familjeve, si dhe të shmanget çdo abuzim i  mundshëm.

 

Aplikimi mund të kryhet në zyrat e njësisë bashkiake. Sipas të dhënave te bazuara edhe në skemën e re ka rezultuar se janë 20 mijë familje që kanë marrë prej vitesh padrejtësisht shumën e ndihmës ekonomike.

 

Në fund të vitit 2017, numri i familjeve pjesë e skemës arrinte ne 80 mijë familje ndërsa shuma maksimale e përfituar shkon  në 8 mijë lekë. Ajo çka është karakteristikë është që familjet përfituese janë pjesë e skemës për vite me radhë, çka lind natyrshëm dyshimet për verifikim të listës.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video