E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Debatet në Parlament, nxisin pasionin mes deputetëve të koalicionit italian

Dy deputetë italianë janë regjistruar fshehurazi në një banjë në Dhomën e Ulët të Deputetëve në Romë duke kryer marrëdhënie seksuale.

 

Reklamë

Sipas mediave italiane, rasti iu regjistrua me një smartphonë ndërsa bëhet fjalë për një deputet nga Lëvizja Pesë Yjet (M5S) dhe Lega Nord.

 

Gazeta italiane “Il Giornale” rrëfeu historinë, por njoftoi se nuk do të publikojë emrat e deputetëve që kanë kryer marrëdhënie seksuale.

 

“Natyrisht ne i njohim emrat e tyre. Ne nuk po i japim, sepse privatësia është e drejtë”, shkroi gazeta duke mos dhënë detaje se kush ishte përgjegjës për rastin e xhirimit.

 

Ndërsa drejtori i gazetës Il Tempo, Franco Bechis, tha se deputetët janë “të gjatë dhe të bukur” dhe se të gjithë i njohin emrat e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë