Mjeket e Urgjencës se Tiranës kundërshtojnë reformën per ristrukturimin e ketij shërbimi. Te thirrur ne nje séance dëgjimore ne Komisionin e Shëndetësie ata deklaruan se shpërndarja e mjekeve ne urgjencat e tre spitaleve te kryeqytetit, “Nene Tereza”, Sanatoriumit dhe Spitalit Ushtarak, nuk do t’u shërbejë ne kohe pacienteve qe kane nevoje per ndihme. Krahas deputeteve demokrate qe kundërshtuan ashpër reformën ne Shërbimin Kombëtar te Urgjencës, kundër zhvendosjes se mjekeve ishte edhe deputeti i LSI Petrit Vasili. Demokratet akuzuan ministrin për refuzim te kërkesës per pjesëmarrje ne komision. Por Ministria e Shëndetësise sqaron se ministri Ilir Beqaj ne kohen kur zhvillohej komisioni, ndodhej ne mbledhjen e qeverise. Menjëherë pas përfundimit te saj, ministri ka sqaruar se pavarësisht akuzave ndaj tij, reforma ka per qellim përmirësimin e shërbimit te urgjencës. Sipas Beqajt, asnjë nga mjeket nuk humb vendin e punës. Reforma ne këtë shërbim po shoqërohet me krijimin e Qendrës Kombëtare te Urgjencës, e cila po ngrihet prane Spitalit Ushtarak dhe përfundon ne vere te ketij viti. Permes sistemit te komandës dhe kontrollit, ne te gjithë vendin, do te kete monitorim te ambulancave per te dhënë ne kohe ndihmën e pare.