E premte, 6 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Video · Politikë

Debate për krimin e drogën

Krimi dhe trafikimi i drogës, ishte temë e debatit në Komisioni Parlamentar të Integrimit. Demokrati Genc Pollo foli për rritje të narkotrafikut, çka sipas tij, është shqetësim për BE-në. Madje nuk la pa përmendur arrestimin e Moisu Habilaj në Itali për trafikim droge.

 

Pas shkëmbimit të replikave, Pollo dhe Bushati u përfshinë në një sherr, pasi deputeti demokrat e quajti ministrin “rrugaç”.

 

Pas shumë minutash shkëmbim replikash me tone të larta, ministri Bushati u largua nga mbledhja e komisionit. Ditmir Bushati ishte thirrur në një seancë dëgjimore për të raportuar mbi ristrukturimin e ministrisë që drejton.

Më shumë video

Reklamë