Subscribe

Mes debatesh qe zgjatën për afro 4 orë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi Hysni Demiraj kryetar të Gjykatës së Apelit. Demiraj mori 8 vota pro e një kundër, por nuk ka mundur të sigurojë mbështetjen e Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që nuk ka votuar fare. Të njëjtin qëndrim mbajtën edhe dy anëtarët e tjerë të KLD Albana Shtylla dhe Sokol Çomo. E vetmja votë kundër ishte ajo e Dritan Cakës. Ndërsa Gjin Gjoni është tërhequr nga votimi, pasi siç tha, ishte në konflikt interesi me njërin nga pretendentet. Burime nga mbledhja pohuan për Vizion Plus, se para votimit pati përplasje mes, Alaudin Malaj, kandidat për kryetar i Apelit dhe anëtarit te KLD-se Gjin Gjoni. Malaj i ka kërkuar Presidentit Nishani qe te largoje nga mbledhja anëtarin Gjoni me argumentin se ka bere akuza te pabaza ne adrese te tij dhe pas debateve është vendosur qe ai te mos marre pjese ne votim. Ndryshimet në kupolën e Apelit, vijnë në momentin kur Komisioni i Venecias ka sjelle rekomandimet për reformën e kur pritet nisja e punës nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Ajo pritet të sjellë ndryshime të mëdha në gjithë shkallët e gjyqësorit, pasi drejtuesve më të lartë do t’iu kontrollohet karriera, pasuria dhe çdo pretendim tjetër për shkelje apo abuzim me detyrën. Ndërkohë, KLD-ja zgjodhi edhe 6 anëtarët e Gjykatës Administrative të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *