Subscribe

Që prej më shumë se një viti, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ende nuk është zgjedhur kreu i Këshillit të qarkut Fier. Ndërkohë, zgjedhjet për këshilltarët kanë përfunduar para gjashtë muajsh. Për kryetarin e degës së Partisë Socialiste, kjo është një situate anormale dhe zgjedhja do të duhej të ishte bere prej kohësh. Situata ka kaluar të gjitha afatet ligjore dhe administrata e këshillit jo vetëm është paralizuar, por nuk ka arritur të prodhoje asnjë veprimtari në terren. Kreu i Këshillit Vangjel Ndreko nuk ushtron funksionin e tij, edhe pse vijon të mbajë postin deri në zgjedhjen e re. Pa dhënë detaje, Olldashi thotë se shkaqet janë edhe politike. Burime të sigurta bëjnë me dije se zgjedhja e kreut të Këshillit të Qarkut Fier, është një çështje e debatit politik mes partive pjesë të koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 201, Qarku i Fierit u bë i famshëm, sepse PS vendosi kusht për votimin e 3 ligjeve, të cilat do të çelnin rrugën dhënies së statusit kandidat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *