Subscribe

Opozita ka leshuar akuza te forta kundër qeverise ne lidhje me koncesionin e Tatimit mbi Vleren e Shtuar. Demokrati Florion Mima ka deklaruar se ky rast tregon se kjo mazhorance nuk është e çmendur, por thjesht hajdute, por ministri i financave Shkëlqim Cani ka sqaruar se vendimi nuk ka lidhje me mbledhjen e TVSH dhe opozita me dashje e keqinterpreton. Opozita ka bere drejtpërdrejt përgjegjës kryeministrin Rama, familja e te cilit sipas saj përfiton nga ky koncesion. Në vitin 2014-të një kompani private i kërkoi Ministrisë së Financave vendosjen e një serveri, i cili do të bëjë gjurmimin dhe ndjekjen e të dhënave të rrugës që nga vjen e deri ku shkarkohet TVSH. Një grup pune i ngritur posaçërisht për këtë koncesion e rrëzoi kërkesën me argumentin se ishte antikushtetues dhe se përbënte problem në marrjen e të dhënave që i merrte biznesit. Por disa muaj më pas, Ministria e pranoi kërkesën dhe një ditë më parë shpalli tenderin ndërkombëtar. Pas 7 orësh diskutimesh Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës dy aktet normative të buxhetit të 2015-ës. Njëri që shkurtonte shpenzimet për vitin që shkoi dhe tjetri që i jepte garanci sovrane korporatës elektorenergjitke për të importuar energjinë që i nevojitej gjatë dimrit. Shumica në parlament rrëzoi edhe dekretin e presidentit, i cili kthente mbrapsht ligjin e pronave. Tashmë të gjithë ish-pronarët duhet të presin vendimin e Gjykatës së Strasburgut për të kuptuar se si do të shkojë fati i pronës së tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *