E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Debate për importin e “plehrave”

Megjithëse parlamenti i hapi rruge importit te mbetjeve, aktivistet e shoqërisë civile jane te vendosur per te vazhduar betejën nëpërmjet referendumit. Aktivistet e kundërshtojnë e konsiderojnë tradhti kombëtare futjen e e mbetjeve ne Shqipëri dhe akuzojnë qeverinë se e hartoi ligjin ne fshehtësi gjate periudhës se verës. Eduard Shalesi, i cili ka qene njeri nga relatorët e ligjit thotë se e gjithë Europa e ka lejuar importin e mbetjeve. Deputeti socialist garanton se procesi do te monitorohet rrepte dhe se nuk ka asnjë mundësi qe ne Shqipëri te futen mbetje te tjera, përveç atyre qe janë parashikuar ne ligj. Ambientalistet ngrëne dyshime te forta se ligji i importit dhe përpunimit te mbetjeve mund te shfrytëzohet per interesa kriminale. Ligji i shume debatuar u miratua ne parlament me 63 vota. Votimi tregoi mungesën e nje qëndrimi te unifikuar te mazhorances për ketë çështje, pasi edhe deputetet te koalicionit qeverisës votuan kundër.

Më shumë video

Reklamë