Kur e gjithe bota eshte ne lufte me pandemine, kryeministri i Kosoves Albin Kurti u perball kete te merkure ne parlament me mocionin per rrezimin. Pas nje beteje te ashper disaditore nga njera ana me presidentin Hashim Thaci dhe nga ana tjeter nga partneri I koalicionit qeverises Isa Mustafa, Kurti ka zbuluruar ne foltoren e Kuvendit cfare fshihet  sipas tij pas ketij mocioni.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Për bindjen time motori i këtij nxitimi nuk ka të bëjë fare as me ministrin as me tërheqjen e trupave, por ka të bëjë asgjë më pak me një marrëveshje të gatshme për shkëmbim territoresh. Ky pazar presidencial e kërkon rrëzimin e qeverisë, pazari me këtë qeveri ku jam unë nuk bëhet, provoi ta bëjë gjendjen e jashtëzakonshme nuk e bëri. Nuk ka marrëveshje as në shtëpi të bardhë as të gjelbër as të kuqe. Motori është si të largohet kjo qeveri. Unë jam më i bindur se kurrë se marrëveshje të gatshme ka. Faktikisht këtë ma ka konfirmuar edhe presidenti në takimin me të. Për dy orë e takova, dhe a e dini çka më tha: ‘Hiqe kryeministër taksën dhe shkojmë në Shtëpinë e Bardhë dhe e heqin qafe Serbinë.

Per kreun e qeverise perpos shkembimit te territoreve, kush kerkon kete mocion kerkohen heqjen e takses pa reciprocitet.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

Sot jam i lumtur që nuk është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, para një jave ka pasur tentim-puç në Kosovë. Do të dalin të gjitha transkriptet për këtë.  Prej venies së tarifës ka negociata të fshehta. Oferta, hiqe tarifën pa reciprocitet. Dy presidentët me qëllim pazari është të hiqet reciprociteti. Trysnia me mua është të hiqet reciprociteti. Serbia e pranon lirinë e shqipëtarëve por kurrë barazinë.

Gjate séances pati replika te shumta nga deputetet te cilet kane firmosur mocionin e rrezimit te qeverise.

ARBEN GASHI

Kryetari i Grupit Parlamentar LDK

Në situatën që ndodhemi, ftoj deputetët që përmes votës së mosbesimit të rrëzojnë këtë qeveri. Na duhet një qeveri e re për kohë të pacaktuar, që do të adresonte sfidat imediate.

 

MEMLI KRASNIQI

KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, PDK

Me të vërtetë kjo ka qenë qeveria më e paaftë e historisë së demokracisë së Kosovës dhe meriton të ik sa më shpejtë.

 

DAUT HARADINAJ

AAK, PSD

Kemi vetërrëzim të planifikuar të kësaj qeverie”, tha Haradinaj në fjalën e vet. I kemi raportet më të këqija me aleatët tanë. Kjo qeveri në kohën më të keqe po shkon”, nuk e dimë për çfarë lajmi të mirë do të mbahet mend.

 

IGOR SIMIC

LISTA SRPSKA

Lista Serbe nuk e ka mbështetur këtë qeveri që nga fillimi. Kur bëhet fjalë për punën e saj, ne kemi pasur në vazhdimësi vërejtje, sidomos për taksën që po dëmton të gjithë.

Ne salle ishin te pranishem 106 deputetë  dhe mjaftojne 61 vota për të miratuar shkarkimin e kurtit nga posti i kreut te qeverise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *