Subscribe

Debatet e ashpra që po bëhen sot në botë në lidhje me vaksinimin e detyruar janë shtrirë dhe ne studion e e emisionit Quo Vadis, i cili ka startuar mbrëmjen e së hënës në ekranin e Vizion Plus.

 

Përveç zërave zyrtarë të ekspertëve, të cilët mbrojnë teorine e vaksinimit të detyruar, të gjitha kategoritë të cilat gjatë shtatorit duhet t’i nënshtrohen injektimit  janë shprehur kundër detyrimit , duke e argumentuar të panevojshme në realitetin shqiptar, ku pjesa më e madhe e popullsisë e ka kaluar Covid-19. Efikasiteti i vaksinave është vënë në dyshim në disa vende të ndryshme,  shkelje e  të drejtave të njeriut dhe pamundësi për të paguar testet  e PCR një herë në tre ditë nga kategoritë të cilat refuzojnë vaksinimin.

 

 Taulant Muka, mjek epidemiolog

“Shqipëria ka 10 mijë ndërrim jete shtesë, krahasuar me vitin e kaluar dhe do të thotë se kanë ardhur nga COVID. Vaksina nuk është e nevojshme për të gjithë.”

 

Ilir Alimehemti, mjek epidemiolog

“Me vaksinimin mendohej se do të bllokohej edhe transmentimi, por e vërteta është krejt e kundërta. Izraeli është shembulli më i mirë për këtë. Ke mundësi infektimesh. Ruhesh nga infektimi me shenja të rënda, por ti vazhdon dhe infekton të tjerët. Kjo është vrima madhore. Infekton që çke me të, të njëjtën ngarkesë virale, si ai i pavaksinuari. Kjo është e vërteta. Duhet të kenë një ndërgjegje te vetja sepse Izraeli e bëri atë gabimin e madh duke menduar se gjithçka kaloi me vaksinimin. I rëndësishëm mbetet kujdesi.”

 

 

Dritan Ulqinaku, nëndrejtor i ISHP

“Në momentin që unë nuk riskoj të tjerët, nuk jam i detyruar të vaksinohem. Por në momentin që profesioni im ma detyron të jem në kontakt të afërt me të tjerë, duhet të merret një masë. Ata që e kanë kaluar, në momentin që e kanë kaluar, marrin një vërtetim dhe për gjashtë muaj nuk ka asnjë problem, për gjashtë muaj frekuenton çdo gjë, bën një jetë normale. Mosvaksinimi ka kosto për shtetin. Kush riskon të tjerët, duhet të vaksinohet. Për mua, kjo politikë duhet të vijë duke u thelluar. Aq më tepër që ka kaluar një vit nga aplikimi i vaksinës dhe nuk janë më ato teoritë e konspirative.”

 

Në pjesën e dytë të emisionit Quo Vadis , në një intervistë ekskluzive për Vizion Plus, Imran Hosein  një nga teologët  më të njohur sot në botë, i shumë debatuar jo vetem mes muslimanëve, por edhe të krishterët ka komentuar zhvillimet e fundit . Duke hedhur hije të shumta dyshimi mbi pandeminë, vaksinimin, kolapsin financiar, rikonfigurimin e fuqive të mëdha pas tërheqjes nga Afganistani, si dhe të ardhmen e botës pas virusit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *