Senaca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe kryeparlamenatres Lindita Nikolla.

 

Nikolla sqaroi se seanca e sotme plenare do të jetë 360 minuta, nga të cilat 190 minuta i ka shumica në dispozicion për të folur dhe 113 PD, ndërsa pjesa tjetër e dy grupeve të tjera dhe deputetëve të pavarur.

 

Por, minutazhi i vënë në dispozicion ka shkaktuar debat. Opozita kërkoi ndryshim të vendimit të Konferencës së Kryetarëve. Alfred Rushaj tha se në këtë seanca po shkelet rregullorja.

 

“Edhe kjo seancë po bëhet në shkelje të rregullores për kohën e diskutimeve. Rregullorja ka parashikuar të drejtën e cdo deputeti që të flasë 10 minuta, me përjashtim kundër rregullorja përjashton ndryshe, kur kemi kohën e replikës, procedurës, apo diskutimeve të lira. Në të gjitha rastet e tjera deputeti ka të drejtë të flasë 10 minuta. Ajo që është vendosur është në shkelje të hapur. Pika tre e rregullores parashikon vetëm kur çmohet e nevojshme për cështje konkrete koha mund të përcaktohet në Konferencën e Kryetarëve, por kjo është seancë normale dhe cdo deputet të flasë 10 minuta. Ne e kuptojmë që nuk doni të na lini të flisni, por kjo nuk është diçka që duhet dhe mund ta vendosni ju. Ju ftoj që tani, ta shfuqizoni atë vendim dhe t’i jepni fjalën cdo deputeti 10 minuta”, tha Alfred Rushaj.

 

Nga ana tjetër, mori fjalën edhe Gazment Bardhi, i cili tha: “Nuk është në kompetencën e Konferencës së Kryetarëve, por nga rregullorja. Ky është i vetmi dokument që rregullon bashkëjetesën tonë në këtë sallë. Ju thoni nuk më intereson rregullorja por cfarë vendimi ka marrë Taulant Balla në Konferencën e Kryetarëve. Ju nuk mund t’i hiqni fjalën cdo deputeti. Ju duhet të ndërprisni seancën dhe të shfuqizoni atë vendim të paligjshëm që keni marrë. Opozitës nuk mund ti mbyllni gojën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *