Subscribe

Komisioni i Sigurisë është përfshire nga debatet per projektligjin e regjistrimit e shqiptareve, qe jetojnë jashtë vendit. Për Saimir Tahirin, emigrantët do të duhet të deklarojnë adresën ku jetojnë dhe më pas është detyrë e shtetit, që pas verifikimeve të kryejnë procedurën e regjistrimit. Nga regjistrimi këtyre qytetarëve u sigurohet e drejta e votës. Por opozita e ka kundërshtuar nismën e mazhorances. Deputeti Flamur Noka, në mungesë të ministrit, i cili ishte larguar nga salla pak më parë, për shkak të axhendës së paracaktuar akuzoi qeverinë per varfërinë ku e ka zhytur vendin. Përgjigjen akuzave ia dha socialisti Paulin Sterkaj. Ai deklaroi se në zona të veriut të vendit, demokratët nxisin qytetarët të braktisin vendin, për qëllime politike. Pas debateve, deputetët e mazhorancës votuan pro draftit ligjor të propozuar nga Ministria e Brendshme, ndërkohë që opozita e kundërshtoi atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *