Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 July 2026
Vizion fokus

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e vdekur, dyshime...

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg,...

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në gatishmëri

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në...

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të...

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani, copëza nga...

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe të objekteve...

Debate në Kuvend për negociatat

28 Qershor 17:08

Pas me shume se 3 muajsh, opozita u tërhoq nga strategjia e bllokimit te parlamentit dhe pothuaj te gjithë deputetet e saj regjistruan emrin për te folur për çështjen e negociatave për anëtarësim.

 

Rikthimi i normalitetit risolli përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit te opozitës Lulzim Basha ne foltoren e kuvendit. Lideri i mazhorances mbrojti qëndrimin se Shqipëria ka një date për negociatat duke shpjeguar se muajin e ardhshëm do te jete ne Bruksel pikërisht për këtë çështje.

 

Edi Rama: Sot kam marr ftesën, bashkë me Kryeministrin maqedonas, për të shkuar në ditët e ardhshme në Bruksel, për t’u ulur me delegacionet me Komisionin dhe për të filluar diskutimin për punën përgatitore, që është puna e gjithë procesit analitik për hapjen e negociatave. Këta thonë, “jepni dorëheqjen”! Do flas edhe me Kryeministrin e Maqedonisë, do t’ia parashtroj këtë kërkesë dhe do t’ju kthejmë përgjigje.

 

Por  Basha deklaroi se negociatat nuk janë hapur dhe Shqipërisë i janë vendosur 13 kushte.

 

Lulzim Basha: Vendet anëtare kanë insistuar, më i madhi ndër vendet anëtare, Gjermania ka insistuar që jo vetëm do të ketë një kontroll rigoroz të plotësimit të 13 kushteve, jo vetëm Komisioni Europian do ta bëjë nga fillimi detyrën. Prandaj vjen në korrik, jo për t’i krehur bishtin Edi Ramës, tradhtarit të interesave të shqiptarëve, që për Fatmir Xhafën, për Agron Xhafën, për Saimir Tahirin ia mbylli negociatat shqiptarëve edhe këtë vit, por për të kontrolluar kushtet dhe zbatimin e tyre.

 

Si zakonisht mes dy politikaneve nuk munguan akuzat e sulmet personale.

 

Edi Rama: O Zot, pse nuk e kufizove budallallëkun! Budallallëkut pa kufi unë tani po i hap rrugë dhe debat të mbarë në të folurit me veten tuaj.

 

Lulzim Basha: Zoti na e ka dhënë përgjigjen. Nuk e ka kufizuar budallallëkun që të durojmë këtë e të kuptojmë në kurrizin tonë.

 

Kryeministri Edi Rama u largua nga Parlamenti menjëherë pas fjalës se tij, por pavarësisht kësaj Basha një pjese te mire te diskutimit e ndërtoi rreth ndryshimit qe duhet te bene shqiptaret për te larguar qeverinë socialiste.

 

Lulzim Basha: Le ta nisim betejën për të vërtetën sot e të mos e ndalim derisa ta çlirojmë vendin nga kjo e keqe. Derisa ta largojmë Edi Ramën dhe klikën e tij të korruptuar e t’i japim vendit qeverinë që do të bëjë të mundur plotësimin e aspiratës sonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

Përgjatë dy ditëve te fundit Basha ka folur për nevojën e një kthese te madhe dhe një ndryshimi te madh por ende mungojnë detajet për këtë aksion te opozitës.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Debate Kuvend negociata

Nga e njëjta kategori

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

më shumë...

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

më shumë...

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për shpenzimet e qeverisë për Kanye West

më shumë...

“Njerëzit po kalojnë nga mjekët te fallxhoret”, Rama jep porosi: Mos lejoni ‘zgjidhjet magjike’ të fitojnë terren

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:08

Dita e 41-të e protestës, nis grumbullimi...

7:06

Dy banesa përfshihen nga zjarri në Durrës

6:56

Ish-ministrja e Burgjeve në Britani gjendet e...

6:47

Zbardhet biseda Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua

6:34

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet...

6:03

A e dini se librat mund t’ju...

5:31

Tajfuni “Bavi” i afrohet ishujve, Japonia në...

5:19

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:48

Shqipëria dhe Mali i Zi do të...

4:35

Panik në fluturimin nga Selaniku në Gjermani,...

4:26

Çfarë është ankthi i mbrëmjes dhe si...

4:14

5 trajtime shtëpiake kundër pickimit të mushkonjave

3:51

Shefi i NASA-s e pranon: Kemi imazhe...

3:45

Me mbi 100 km/h, policia i heq...

3:19

PS-PD debatojnë për integrimin, përplasje edhe për...

3:11

“Stop sulmeve ndaj biznesit”, ekspertët: Goditja e...

2:47

Ndezi zjarr në tokën e tij, por...

2:28

Dënohen 5 anëtarët të “Revanshit”, u akuzuan...

2:08

Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore...

Më të klikuarat

  • Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë...
  • Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EM...
  • Ndryshon ligji për administratën, Pirdeni: Testim kombëtar p...
  • Mërkuri retrograd ndryshon energjitë, Meri Gjini zbulon shen...
  • Me mbi 100 km/h, policia i heq patentën për 1 vit vajzës, gj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.