E enjte, 5 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Debate në Kuvend për EULEX-in

Zgjatja e mandatit te të misionit Eulex dhe me dy vite të tjera ka sjellë debate në parlamentin e Kosovës mes kryeministrit Mustafa dhe kreut të grupit parlamentar të Vetëvendosjes Glauk Konjufca. Kreu i qeverisë deklaroi se votimi pro qëndrimit të këtij misionit të sundimit të ligjit deri në 2018 do të ndikojë në forcimin e shtetit ligjor të Kosovës. Por Vetëvendosje thekson se gjatë tetë vjetëve të saj në Kosovë, përveç cenimit të sovranitetit, misioni Eulex ka patur pikën më të dobët drejtësinë. Me herët me 80 vota pro dhe 4 kundër ligjvënësit Kosova votuan shmangien e rregullores për votim me procedurë të përshpejtuar për Eulexin. Mandati i këtij misioni ka skaduar më 15 qershor. Për zgjatjen e mandatit të tij deri në 2018 nevojiten 2/3 e votave të deputeteve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë