Sot po mbahet mbledhja e radhës për e Komisonit Hetimor lidhur me rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS në Shqipëri.

Ashtu sikur se është bërë e udhës, në këtë komision nuk kanë munguar tonet e larta dhe debatet. Kryetari i Komisionit Hetimor për TIMS Ervin Salianji debatoi me nënkryetarin e Komisionit, Toni Gogu.

Gogu nuk ka rënë dakord me mënyrën se si Salianji drejton Komisionin. Gogu tha se veprimtaria e këtij komisioni është të hetojë, e jo të shpallë fajtorë, pasi në këtë Komision po diskutohet për ish-shefin e IT në policinë e shtetit, Ervin Muça, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Ai do të qëndrojë në masën e sigurisë arrest në shtëpi deri në përfundim të hetimeve që po bëhen nën akuzën e “Hyrjes së paautorizuar kompjuterike”, duke rrezikuar deri në tre vjet heqje lirie.

Nga ana e tij Salianji iu përgjigj me tone të larta dhe ofendime.

Pjesë nga debati:

Gogu:Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejsbolli.. Unë do ta ribëj kërkesën time për këtë komision, qe ta dëgjojnë dhe ekspertët që kemi thirrur. Veprimtaria e këtij komisioni është të hetojë, jo të shpallë fajtorë. Korrigjoni verbin tuaj. Kërkesa e dytë që kam është që propozoj te ndryshojmë rendin e ditës. Të njohim ekspertët me objektin e këtij komisioni dhe t’i ngarkojmë me detyrat për mbledhjen e informacionit.

Salianji: Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin a mund ta caktosh. Ca është kjo mos më ndërprit fjalën, s’ia kam dhënë atë të drejtë, u shqetësuat, ta drejtoj unë mbledhjen, lëshojini bilbilat, prezantim të vetes zoti Myftari. Kuptimi i kryetarit për detyrat e anëtarëve rezulton të jet jashtëzakonisht i cekët, këtë marrëdhënie do të kemi me ekspertët, Unë e përdor si shkop jo si akullore, mu drejto mua, bëni pyetjet pastaj shkoni aty, një sekondë, avash avash, shtruar, lëre të flasë me veten të qetësohet.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *