Subscribe

Mazhoranca dhe opozita jane perplasur ashper ne mbledhjen e Keshillit Politik ne lidhje me qendrimin e kryeministrit Rama se depolitizimi i administrates zgjedhore dhe kolegji jane ceshtje te panegociueshme.

Replikat mes perfaqesuesve te opozites Bylykbashi e Vasili dhe socialistit Gjiknuri ishin te forta e nje moment mbledhja u nderpre per kete shkak.

Megjithate palet arriten te sheshonin mosmarreveshjet dhe vendosen qe te dyja keto ceshtje te jene pjese e negociatave per te gjetur nje formule konsensuale.

Perberja e komisioneve zgjedhore eshte nje prej ceshtjeve me kryesore te reformes, pasi PS synon qe te largoje te gjithe komisioneret politike duke i zevendesuar me nepunes te administrates publike e studente, por kjo eshte e papranueshme per opoziten.

E vetmja ceshtje ku palet nuk kane debatuar ka qene ndryshimi i sistemit elektoral.

Rudina Hajdari ka mbetur e vetme ne qellimin e saj per te ndryshuar sistemin proporcional rajonal, pasi PS e PD edhe pse nuk e kundershtojne hapur e kane bere te qarte se kjo nuk eshte nje ceshtje emergjente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *