E hënë, 14 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Projektvendimet per menaxhimin e pronave të bashkisë dhe plani për rehabilitimin e parkut Rinia në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës hasën kundërshtimin e këshilltarëve të djathë.

 

Demokratët thanë se këto dy vendime të bashkisë financohen nga paratë e mafias.

 

Ne vlerësojmë se të dy projektvendimet janë të sponsorizuara nga mafia. Parku “Rinia” sponsorizuar nga mafia e naftës, një mafia e re që ka dalë sëfundmi më Shqipëri dhe projektvendimi i dytë, i prishjes së Teatrit Kombëtar, patjetër i sponsorizuar nga mafia e ndërtimit dhe të tjera të cilat, para të cilat duan ti pastrojnë përmes veprave të tjera.

 

Jashtë dyerve të bashkisë, Kreu i anëtarëve të djathtë në këshill, Kreshnik Çollaku sqaroi largimin e këshilltarëve të PD e LSI nga mbledhja.

 

Por Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado sqaroi se asnjë prej projektvendimeve në rendin e ditës të Këshillit Bashkiak nuk ka lidhje me Teatrin Kombëtar.

Të gjitha këto ligje dhe relacioni përkatës nuk kane të bëjë fare me Teatrin Kombëtar. Absolutisht nuk prek, përkundrazi zhvillon të drejtën për zhvillim të individit, e cila bën fjalë për pjesë e sipërfaqeve ku bashkia ka pjesë të vogla. Ne i ofrojmë këto pjesë, ashtu siç bën edhe private me pronarin dhe ndërtuesin për efekte sociale, që t’ia marrim dhe t’ia japim banorëve të Tiranës me strehimet dhe efekte të tjera sociale.

 

Ndërkohë, gjatë kohës që po zhvillohej mbledhja, një grup artistësh u mblodhën para bashkisë së Tiranës duke tentuar te futeshin brenda sallës.

Për të shmangur përplasjet u lejuan të futen brenda në këshill vetëm tre artiste.

 

Artisti 1: Kryesia e këshillit dhe nënkryetari i bashkisë u mundua të na bindë se teatri nuk kërcënohet nga kjo. Ishte që trualli ku ndodhet teatri kombëtar nuk është nën administrimin e bashkisë, por nën administrimin e ministrisë së Kulturës. Ne nuk kemi besim në transparencën e bashkisë së Tiranës.

 

Artisti 2: Me pjesën ligjore duhet të merren specialistët, por mënyrën nga ana politike si e drejtuan, mu duk totalisht e pasinqertë.

 

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratuan të gjitha pikat e rendit te ditës me shumicën e kartonave të mazhoncës. Mes tyre ishin edhe projektvendimet për ndihmën ekonomike si dhe kompensimin e energjisë për familjet në nevojë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video