E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Debate në Asamblenë e Prokurorëve, Vate Staka votohet si anëtari i ri i KLP-së

Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve vendosi me 135 vota pro, që pas shkarkimit nga detyra të Antoneta Sevdarit, anëtari i 11 i KLP-së, të jetë Vate Staka.

 

Reklamë

Mbledhja u shoqërua me debat mes prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Markut dhe prokurorit të Tiranës, Sokol Malaj. Ky i fundit, në emër të 45 kolegeve kërkoi që të rishikohej edhe një herë rregullorja dhe në fletën e votimit mos të shënohej vetëm pro, por edhe kundër e abstenim.

 

Prokurori i Shkodrës, Vate Staka ishte i vetmi që kandidoi për të zëvendësuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdarin. Staka ka kaluar pa asnjë problem edhe procesin e vetingut.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë