Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku u diskutua për buxhetin e Minsitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është mbyllur mes debateve.

 

Në mungesë të opozitës, ka qenë deputeti socialist Ismet Beqiraj ai që është përplasur me kreun e komisionit Erjon Braçe.

 

 

Beqiraj i kërkoi ministrit Gjiknuri se pse nuk është përfshirë asnjë objekt i ri në zonën e Mallakastërës për vitin 2019, kërkesë kjo që nuk u mirëpritë nga Braçe.

 

Kreu i komisionit I bëri të ditur deputetit sociaslit se në komision flitet për projekte madhore dhe jo për investime eletorale.

 

Ismet Beqiraj: Në zonën e Mallakastrës nuk ka asnjë objekt të ri në vitin buxhetor 2019….

Erjon Braçe: Zoti Beqiraj..

Ismet Beqiraj: Të lutem, te lutem.

Erjon Braçe: Po jo mo mos mu lut fare, këtë mbledhje e drejtoj unë.

Ismet Beqiraj: Ka hequr dy objekte Erion.

Erjon Braçe: Zoti Beqiraj për zonat elektorale të gjithë secilit keni grupin parlamentar, keni dhe seancën plenare. Shkoni atje dhe diskutoni. Këtu nëse u bënë pyetje, u bënë për projekte madhore shqiptare.  Nuk është ky komision për zonat elektorale. Unë kam një orë që dua të pyes dhe nuk pyes dot se ju po pyesni për zonat elektorale.

Ismet Beqiraj: Mbase ju në zonën e Divjakës i keni zgjidhur, ndërsa unë nuk e kam zgjidhur.

Erjon Braçe: Jo mo unë nuk kam zgjidhur asnjëgjë. Shko në grup parlamentar dhe zgjidhi atje

Ismet Beqiraj: Duhen shfuqizuar dy ligje, të lutem nuk duhet të shikohen me syrin e njerkës, kaq po të thëm

Erjon Braçe: O zotëri nuk po të shikon njeri as me syrin e njerkës dhe as syrin e vjehrrit. Seanca mbyllet këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *