Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi është përplasur me deputetët e Partisë Demokratike për shkak se kandidatja e PD, Ilda Dhori ka bërë fushatë para qendrës së votimit, duke shkelur Kodin Zgjedhor.

 

Krebashkiaku Kokoneshi ka debatuar me kandidaten demokrate, duke i thënë se ndodhet 30 metra nga qendra e votimit, gjë që nuk lejohet.

 

Përplasja mes tyre:

Fredi Kokoneshi: Je 30 metra larg nga qëndra e votimit, nuk lejohet.

Ilda Dhori: Kam kërkuar KZAZ 56, kam folur me përfaqësuesit e saj dhe presim KZAZ të vijë. Të njëjtën gjë i thashë edhe zotërisë.

Fredi Kokoneshi: Këtu kemi të bëjmë më një të papërgjegjshme që kërkon të rrëzojë procesin. Eshtë për të ardhur keq që kandidatja nuk di Kodin Zgjedhor që duhet të qëndrojë larg.

Ilda Dhori: Janë inskenime të turpshme, të një njeriu që vazhdon të kacafitet dhe zvarritet në grahmat e fundit të pushtetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *