Subscribe

Kosova dhe Serbia jane përplasur ne debatin e zhvilluar ne Këshillin e Sigurimit te OKB-se per disa çështje, ku kryesorja ishte ajo e kompleksit te Trepçës. Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç debatoi me ambasadoren e Kosovës ne SHBA, Vlora Çitaku, ndërsa i kerkoi Këshillit qe te anuloje ligjin e miratuar nga parlamenti i Kosovës e qe e ben qeverinë kosovare pronare te 80 perqind te aksioneve te saj. Sipas tij, ligji eshte miratuar pa pyetur UNMIK-un, komunat me shumice serbe dhe pa përfshirjen e serbeve qe jane pjese e institucioneve te Kosovës. Por Çitaku u kundërpërgjigj, duke thene se pretendimet e autoriteteve serbe nuk kane baze ligjore dhe se fjalët dhe veprimet e tyre shfaqin tendenca koloniale ndaj Kosovës. Ajo e beri te qarte se ka perfunduar koha kur per Trepçën vendosej ne Beograd. Daçiç akuzoi gjithashtu Prishtinën se po zvarrit qëllimisht krijimin e bashkësisë se komunave me shumice serbe dhe tërhoqi vëmendjen se numri i serbeve te kthyer ne Kosove është shume i vogël. Ambasadorja e Kosovës u përgjigj se është Serbia ajo qe ka penguar regjistrimin e popullsisë serbe ne Kosove. Daçiç përsëriti qëndrimin e Beogradit se nuk do ta njohe kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa Citaku tha se ora historike nuk mund te kthehet pas. Pavarësisht angazhimit te Kosovës dhe Serbisë per normalizimit te raporteve mes tyre, debati ne Këshillin e Sigurimit tregoi se zbatimi i marrëveshjeve te arritura eshte ende larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *