Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 July 2026
Vizion fokus

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një...

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa qytetare

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon përhapjen e...

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s, akuzohet për...

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

Debat për subvencionimin e fermerëve, Berisha: Kosova ka ndarë katër herë më shumë për bujqësinë! Ministri Salla: Skema jonë në linjë me BE

16 Prill 11:07

Me debate është shoqëruar seanca e sotme plenare mes kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe ministrit të Bujqësisë Andis Salla.

Berisha deklaroi se nuk ka asnjë vend në Bashkimin Europian që ka hequr subvencionin e naftës për fermerët, duke theksuar se vendet e BE-së ndahen në grupe sipas nivelit të subvencionimit. Sipas tij, “Gjermania që më parë kishte subvencion mesatar, këtë vit ka kaluar në subvencion maksimal”, ndërsa shtoi se fermerëve u nevojitet në radhë të parë mbështetje për naftën. Ai u shpreh gjithashtu kritik ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të skemave të mbështetjes në bujqësi.

Sali Berisha: Nuk matemi me vendet e BE dhe kjo është e drejtë, por vetëm për Kosovën duhet t’u rikujtoj këtu, Kosova ka ndarë këtë vit 200 milionë euro për bujqësinë. 200 milionë euro për bujqësinë! Kosova ka ndarë katër herë më shumë se Shqipëria. Kosova jep për një hektar grurë, 400 euro. Kosova jep për një hektar grurë për plehrat, 100-150 euro. Jep për farën, jep për naftën. Tani, le të gjejnë një vend të vetëm në BE që ka hequr subvencionin e naftës.

Absolutisht, asnjë vend! Ua them unë ju. Vendet në BE ndahen në tre grupe. Ato që bëjnë subvencion maksimal, ato që bëjnë subvencion mesatar dhe ato që bëjnë subvencion më të ulët. Këtë vit, Gjermania që bënte subvencion mesatar, kaloi në subvencion maksimal. Se je bërë i famshëm ti, merita jote më e madhe që fut ato dosat në shpërblim. Shumë mirë ke bërë, por nuk është vetë dosa ajo që u duhet fermerëve. Në radhë të parë është nafta. Në radhë të parë duhet t’u japim naftën. Atë mirë e ka bërë, nuk them.

Nga ana tjetër, ministri i Bujqësisë Andis Salla deklaroi se skema e mbështetjes për fermerët shqiptarë është përafruar me standardet e Bashkimit Europian dhe se këtë vit për këtë sektor janë akorduar mbi 100 milionë euro. Sipas tij, përfshihen 52 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe të paktën 15 milionë euro të tjera për kompensime, duke theksuar se skema synon rritjen e prodhimit dhe formalizimin e sektorit bujqësor.

Andis Salla: Për fermerët shqiptarë është një skemë që e kemi përafruar me BE, është një skemë nga buxheti i shtetit 52 mln euro, në rritje nga viti i kaluar. Përveç kësaj kemi edhe një minimum 15 mln euro të vendosur për 10% e kompensimit të çdo fature të cilën ai që punon tokën do të marrë kompensimin në çdo produkt bujqësor. Qeveria shqiptare ka akorduar mbi 100 mln euro që do të jenë këtë vit vetëm për subvencionet dhe pagesat direkte për ta çuar sektorin në një hap tjetër.  Po ecim me një shifër shumë të mirë mes fermerëve, përpunuesve dhe agro përpunuesve që kemi në funksion të plotë dhe po ndërtojmë me bashkitë ShBB-të në mënyrë që sektori i bujqësisë të ecë me një ritëm tjetër./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Andis Salla Sali berisha

Nga e njëjta kategori

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugë

më shumë...

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi avioni u përplas me çatinë e një banese

më shumë...

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton mrekullisht një familje

më shumë...

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:31

Gabimet në veshje që ju tregojnë më...

10:19

Si ndikon në shëndetin e njeriut, një...

10:05

Dita e 56-të e protestës, nis marshimi...

9:32

Dy persona humbin jetën në Gjermani pasi...

9:19

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel-Klos, shpëton...

9:15

Plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, reagon policia

8:13

Të shtëna me armë në Kurbin, një...

7:48

Rrëshket shkëmbi në aksin Burrel-Klos, bllokohet rruga

7:32

Dita e 56-të e protestës, vijon qendresa...

7:27

Zjarri përfshin malin e Çipinit, era favorizon...

6:43

Arrestohet praktikantja kanadeze në selinë e NATO-s,...

6:22

Zjarret “pushtojnë” Francën, pushuesit rrëfejnë tmerrin

6:08

“Kosova është Serbi”, Vuçiç sulmon aleancën shqiptaro-kroate:...

5:47

Sa të shqetësuar duhet të jemi për...

5:11

U kapën me 2 kg kokainë në...

5:01

Kjo është shenja më misterioze e Horoskopit

4:45

Bufon i thotë “JO” bashkimit me Maldinin...

4:27

Trump thotë se Irani është “shumë më...

4:14

Aksident në Stamboll, raportohet për 30 të...

3:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

Më të klikuarat

  • Fshati Vidhishtë në zi, përcillen sot në banesën e fundit çi...
  • Sherr me Ramën në mbledhje? Reagon Braçe: Nuk më nxorri asku...
  • E mori peng pasi i vrau prindërit, momenti kur policia shpët...
  • “Besa” kërkon ndryshim rrënjësor, dokumenti vë në fokus tran...
  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.