Subscribe

Përllogaritja e dëmeve shkaktuar nga përmbytjet e javës së fundit ka shkaktuar debat në Komisionin e Ekonomisë.

 

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ende nuk është përcaktuar fatura financiare, ndërkohë që në vitin 2015 dëmshpërblimi si pasojë e përmbytjeve ishte rreth 5 milion euro.

 

Palët u përplasen mbi një deklaratë të ish-ministrit të Drejtësisë Vasili gjatë bashkëqeverisjes PS-LSI, sipas të cilit Shqipëria rrezikon nga Arbitrazhi Ndërkombëtar, një faturë financiare prej 2 miliardë eurosh.

 

Mazhoranca dhe opozita debatuan edhe per punësimin. Nëse Ahmetaj pretendoi për rritje të shifrave në 4 viteve e fundit, opozita foli për propagandë dhe asnjë të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *