Subscribe

Pas debatit te krijuar mes forcave politike per pjesëmarrjen e punonjësve te administratës publike ne fushate, pas orarit te punës, një tjetër ministër teknik paralajmëron stafin qe ka ne varësi.

 

Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina, tha se nëse punonjësit e sistemit arsimor, kapen brenda orarit zyrtar ne aktivitetet e partive politike, do te largohen nga puna. Te njëjtin qëndrim pati edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Departamentit te Administratës Publike. Ne deklaratën e saj, Koçiu theksoi se punonjësit janë te lire te jene pjese e fushatës se çdo partie, vetëm jashtë orarit te punës.

 

Një dite me pare, ishte Ministri i Shëndetësisë qe paralajmëroi stafin per te mos u bere pjese e fushatës. Ndërsa me drastike kane qene vendimet e Ministrisë se Financave, e cila ka pezulluar lejet vjetore te punonjësve, deri ne përfundim te zgjedhjeve, si dhe ka pezulluar nga puna punonjës qe merrnin pjese ne fushate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *