Subscribe

Përplasja mes dy aleateve PS dhe LSI ka qene e dukshme ne lidhje me paketën e dyte te ligjeve te reformës ne drejtësi. Ministri i LSI Petrit Vasili, ka kërkuar me shume kompetenca gjate diskutimit te ligjit per Ministrin e Drejtësisë, duke pranuar se ka qene faktori ndërkombëtar, i cili gjate hartimit te ndryshimeve kushtetuese, ka këmbëngulur per kufizim te rolit te kësaj ministrie.

 

Pas vërejtjeve te ministrit te LSI, dy socialistet Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, janë përpjekur te eliminojnë çdo tension ne mbledhjen e komisionit, duke premtuar plotësim te kërkesave te Vasilit, brenda kuadrit  kushtetues.

 

Qe prej muajit dhjetor, ne Parlament ka filluar diskutimit i paketës se dyte te reformës ne drejtësi prej 27 ligjesh dhe veçanërisht gjate konsultimit te drafteve kundërshtitë mes PS dhe LSI kane qene te dukshme.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *