Subscribe

Pas vizitës se kryeministrit Edi Rama ne Serbi, opozita ka akuzuar qeverinë se ka futur ne krize marrëdhëniet me Kosovën. Ne Komisionin e Jashtëm nënkryetari demokrat Aldo Bumçi, ka bere përgjegjëse mazhorancen per problemet qe sipas tij ekzistojnë ne marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës.

Aldo Bumçi: Duket se kemi arritur ne piken me te ulet te marrëdhënieve Tirane-Prishtine, jemi ne nje krize.

Por kryetarja socialiste Arta Dade ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke argumentuar se realiteti është krejt tjetër. Dade i është kundërpërgjigjur edhe ministrit te jashtëm kosovar, duke i kujtuar rolin e Shqipërisë ne ndihme te Prishtinës zyrtare.

Arta Dade: Edhe deklarata qe ka bere Ministri i Jashtëm i Kosovës per mendimin tim është e nxituar, do te thoja nuk është ne frymën e bashkëpunimit dypalësh sepse nuk mund te mohohet ashtu sikurse ata vete nuk e mohojnë rolin e pazevendesueshem qe ka luajtur Shqipëria ne te gjithë ecurinë e proceseve atje. Unë mendoj qe per çështjen e Kosovës, Shqipëria ka qene ne nje linje me faktorët e rendesishem globale.

Sipas demokrateve edhe vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama ne Beograd, la ne hije Kosovën; por sipas mazhorances qe prej shpalljes se pavarësisë, Tirana zyrtare është treguar e kujdesshme per te mos folur ne emer te shtetit kosovar

Aldo Bumci: Takimet e kryeministrit Rama megjithe zhurmën ne mënyrën se si janë paraqitur kane lënë ne hije Kosovën.

Arta Dade: Shqipëria është munduar qe te mos luaje nje rol paternalist dhe ne kemi qene te kujdesshëm per këtë.

Pjese e debatit ne Komisionin e Jashtëm u bene edhe marrëdhëniet me Greqinë, pasi sipas opozitës, kjo qeveri qe premtoi zero probleme me fqinjët sot marrëdhëniet me Athinën zyrtare i ka te ngrira.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *