Subscribe

Salla e parlamentit u kthye në një arenë debati për rolin e komunistëve dhe ballistëve gjatë luftes naciona-clirimtare. Shkak për këtë debat u bë raporti vjetor i Drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa në parlament.

 

“Mënjanimi i ish-oficerëve të Sigurimit të shtetit të cilët janë në institucionet shumë të rëndësishme që financohet nga buxheti i shtetit, kanë arritur një nivel tejet të lartë, absurd dhe të papranueshëm për një shoqëri demokratike. Me përjashtim të fare pak institucioneve në varësi të Kuvendit apo Kryeministrit, pjesa dërrmuese e institucioneve të varura dhe të pavarura të shtetit, as denjojnë t’i binden ligjit për informimin, duke shkelur kështu çdo të drejtë Kushtetuese mbi informimin. Ne jemi të bindur se krerët e këtyre institucioneve i mbrojnë haptazi, e madje me arrogancë ish oficerët e sigurimit në poste drejtuese, kjo është e amoralshme sepse ky kontingjent nuk e ka vendin në institucionet e shtetit tonë, qoftë edhe për pa përputhshmëri diplome.”

Por deputeti socialist Spartak Braho kërkoi shkarkimin e Tufës, pasi sipas tij institute po financon botime që nuk tregojnë të vërtetën për historine e luftës.

 

“Zoti Tufa e keni kthyer institutin në celulë të Ballit Kombëtar, po luani me zjarrin duke shkelur ligjin dhe shpërdoruar, luftën nuk e bëtë ju, por bijtë e këtij vendi, partizanët edhe ata ballistë që u rreshtuan pas 24 majit dhe koalicioni i madh anti fashist. ju zoti Tufa për shkelje të rënda të ligjit duhet të kontrolloheni nga drejtoria e monitorimit të Kuvendit dhe ta lini detyrën si i papërshtatshëm.”

 

Nga ana tjetër kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi është shprehur se nuk duhet të bien në nivelin e atij budallait  që nuk di asgjë për historinë.

 

“Kur ky thotë se ballistët thanin pula, po ju keni ngrënë koka njerëzisht, keni vrarë 4-6 mijë shqiptarë.

 

Debati mes Tufës dhe Brahos nisi disa javë më parë në komisionin e ligjeve e shkak u bë financimi nga ana e institutit të një libri me autor Celo Hoxhën që fliste për krimet e partizaneve gjatë luftës. Pertej debatit publik, Agron Tufa iu drejtua prokurorise per deputetin spartak braho me akuzen e kercenimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *